Zjarri shkakton vonesa në aeroportin e Londrës, preken edhe fluturimet për Tiranë dhe Prishtinë

Aktualitet

Zjarri shkakton vonesa në aeroportin e Londrës, preken edhe fluturimet

Fluturimet nga dhe për në aeroportin e Stansteadit në Londër këtë mëngjes janë pezulluar dhe kanë shkaktuar kaos, për shkak të një zjarri të rënë gjatë natës në ambientet e pritjes brenda në aeroport, që ka çuar në evakuimin e mijëra pasagjerëve dhe pezullimin e shumë fluturimeve dhe vonesave.

Edhe pse zjarri është shuar, në terminalin e Stanstead-it, kontrollet e sigurisë nuk kanë funksionuar deri në orët e para të ditës, ashtu edhe trenat që shkojnë apo nisen nga ky aeroport.

Aeroporti ka njoftuar pasagjerët që të verifikojnë dhe kontaktojnë linjat për statusin e fluturimeve përpara nisjes drejt aeroportit, i cili është i tejmbushur me pasagjerë që pritej të udhëtonin në orët e para të së mërkurës.

Ndërkohë që përpjekjet vazhdojnë për rikthimin në normalitet të funksionimit të aeroportit, pasagjerëve u kërkohet të japin vetes sa më shumë kohë për mbërritjen në aeroportin i cili ndodhet rreth 50 km në verilindje të Londrës.

Aeroporti i Stanstead është aeroporti nga ku nisin fluturimet drejt Tiranës dhe Prishtinës të linjës low-cost Ryanair. Ky është aeroporti i tretë më i madh i Londrës, ku u ul edhe Air Force One i presidentit Trump gjatë vizitës së javës së kaluar në Britani.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion