“Kam sjellë burrin e Diellës" në Kuvend, deputeti i PD: Do i kërkojmë dorën Ramës

Politikë

“Kam sjellë burrin e Diellës" në Kuvend, deputeti i

Deputeti i PD Saimir Korreshi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’u paraqitur sot në seancën plenare në Kuvend.

Në oborrin e godinës ai u tregoi gazetarëve se kishte me vete një tru kompjuteri të cilit i kishte vendosur një kollare dhe duke e prezantuar si bashkëshortin e ministres Diella.


Korreshi kishte sjellë edhe një “dhuratë” për të kërkuar “dorën” e ministres së veçantë të kabinetit “Rama4”.

“Është bashkëshorti i Diellës. Emrin e ka Diell, Dell për Diell. Meqë ka 15 vite që nuk funksionon ta provojmë me Diellën një herë. Kam ardhur me pajë me vete që të kërkojmë dorën e Diellës Është bllok bateria që Diella të mos vijë vërdallë kot por ta ketë me vete”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion