“Mos e mbani këtë njollë turpi”, nis me debate seanca plenare në Kuvend

Politikë

“Mos e mbani këtë njollë turpi”, nis me debate seanca

Pas seancës të enjten e kaluar ku qeveria e re mori votëbesimin në vetëm 25 minuta për shkak të kaosit të krijuar nga opozita, Kuvendi u mblodh sërish këtë të mërkurë.

Në rendin e ditës parashikohet votimi për përbërjen e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare. Edhe kjo seancë nisi me debate, pasi partia Demokratike kundërshtoi votimin e procesverbalit.

Tabaku: Është hera e parë z.kryetar që programi i qeverisë kalohet pa u diskutuar. Nuk besoj që shqiptarët mund t’i lëmë në hije për programin e qeverisë. Kjo lidhet me procesverbalin por është kërkesë procedurale. Nuk besoj se doni ta mbani këtë njollë z.kryetar. E kuptoj që nuk ka vizion, por nuk mund tia mohoni opozitës të ketë një debat parlamentar. Të drejtën e fjalës nuk na e hiqni dot dhe rregulloren nuk e shkelni dot.

Peleshi: Fjala merret për korrigjim apo saktësim të mendimit. Kalojmë te njoftimet

Këlliçi: Nuk mund ta kaloni këtë seancë sikur gjithçka është normale, sikur ka funskionim normal këtu,. Ai procesverbal, nuk reflekton aspak situatën e ndodhur javën e kaluar në seancë. Mudn t’i ktheheni edhe pamjet, kur anoncuar 5 minuta pushim njoftuar se kreu i grupit të PD do merrte fjalën. Ju në vend që t’i jepnit fjalën. Në vetëm 25 minuta diskutim, nuk u dëgjua as fjala e opozitës. Kjo është një njollë turpi për këtë Kuvend dhe për ju si kryetar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion