Rikthehen zjarret në Krujë, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën në afërsi të Halilit në Krujë. Flakët rrezikojnë të zbresin drejt zonës së banuar dhe të afrohen pranë disa banesave.
Në terren ndodhen shërbimet e Emergjencave Civile dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe malor. Për këtë arsye, gjatë ditës operacioni për shuarjen e zjarrit është mbështetur edhe nga ajri, me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve.
Në zonë ka qenë i pranishëm edhe ministri Nufi, i cili ka inspektuar nga afër situatën dhe operacionin e forcave në terren.


