Zjarri në vend, Çako lë pushimet dhe i bën thirrje policisë, reagon edhe Peleshi

Aktualitet

Zjarri në vend, Çako lë pushimet dhe i bën thirrje

Flakët në jug të vendit ka mbledhur Komitetin e Mbrojtjes Civile, me në krye drejtorin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako, në një mbledhje live. Thuhet se ky i fundit ka qenë me pushime, ndajd he ka heshtur për 11 ditë. Ai tha se janë 3 vatra zjarri, ndërsa i bëri thirrje policisë të vërë para drejtësisë përgjegjësit.

Zjarri në vend, Çako lë pushimet dhe i bën thirrje

Vetëm një ditë më parë, Niko Peleshi, nga Karaburuni siguroi se situata ishte dhe po mbahej nën kontroll, ndërsa vatrat aktive nuk ishin të rrezikshme. Peleshi bëri me dije se vijon puna në Malin e Dukatit, në mënyrë që flakët most ë shkojnë në Parkun e Llogarasë.

“Sot paradite kam patur një komunikim nga Baza e Pashalimanit me mediat për situatën në të gjithë Shqipërinë, tani që flasim vatra më serioze është ajo e Karaburunit. Kemi arritur të shmangim avancimin e zjarreve drejt bazës së Pashalimanit, dhjetra efektivë të FA kanë punuar aty sot së bashku me forcat nga pushteti vendor por shqetësimi i fundit të cilin e kemi diskutuar edhe në hartë së bashku me komandantin e Forcës Mbështetëse për Mbrojtjen Civile dhe me kolegë të tjerë dhe më Prëfektin është shqetësimi i vatrës së zjarrit mbi Dukat sepse ne jemi akoma rreth dy kilometra larg parkut të Llogarasë por ne duam të shmangim me çdo kusht shtrirjen e zjarrit në këtë park.  Jemi duke parë edhe mundesinë e metodave teknike apo inteligjente për shmangien e përhapjes së zjarrit, kemi konsideruar shtimin e forcave tokësore dhe nesër do të kemi një shumëfishim të efektivëve të Forcave te Armatosura.

Zjarri në vend, Çako lë pushimet dhe i bën thirrje

Kemi diskutuar dhe marrë vendim, të cilin po e them tani për herë të parë, që t’i japim mundësi strukturave tona dhe konkretisht Agjensisë Kombëtare te Mbrojtjes Civile të përdorë jo vetëm burimet financiare dhe forcat e institucioneve që kanë në varësi por edhe burime financiare shtesë për të marre shërbim nëse do të jetë e nevojshme nga shtetet fqinj, nga operatorët privatë, nga të gjithë kapacitëtet që janë në dispozicion.

Lajmi jo shumë i mirë është që nuk është se ka shumë kapacitete në dispozicion nga vendet fqinj sepse janë përfshirë në emergjenca shumë më të rënda se tonat, kam parasysh Turqinë, Greqinë, Italinë, Kroacinë ku sot kam folur me Ministren e Mbrojtjes së Kroacisë para dy orësh, kam kërkuar mbështetjen me hidroplan, nuk kanë patur mundësi të na pergjigjen menjëherë por gjithësesi jemi në rradhë për t’i përdorur sapo të lirohet një kapacitet.

Zjarri në vend, Çako lë pushimet dhe i bën thirrje

Do të përdorim edhe neser gjatë ditës helikopterë nga operatorë të tjerë veç mjeteve që kemi ne në dispozicion dhe shprësojmë që gjatë ditës së nesërme besoj do të jenë tre helikopterë në përdorim deri pasditen e vonë por nuk është se helikopterët janë zgjidhja përfundimtare. Së pari që në orët e para të mëngjesit, komandanti bashkë me trupat e tij ne 4:00 të mëngjesit do të niset drejt zonës së pyllit mbi Dukat, do të ecin 4-5 orë aty ku është vatra dhe për të parë se cilat metoda janë më të përshtatshme për t’u aplikuar për shmangien e përhapjes së zjarrit drejt Parkut të Llogarasë, që nuk duhet të lëjohet me asnjë mënyrë”, tha Peleshi.

Zjarri vijon në vend prej ditësh, fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

 

ME TE LEXUARAT