Vlora Hyseni në arrest, Berisha denoncoi më herët lidhjet e kreut të SHISH me Agasin

Politikë

Vlora Hyseni në arrest, Berisha denoncoi më herët lidhjet e kreut
SPAK lëshoi sot masën e sigurisë arrest në shtëpi për kryetaren e SHISH, Vlora Hyseni, e cila po hetohet për dosjen e AKSHI-t. Ajo është denoncuar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, më 27 gusht, një ditë pas arrestimit të Ergys Agasit.

“Ergys Agasi ishte dhe është personi, që sipas pohimeve verbale, ndryshonte, emëronte, çemëronte ministrat e Brendshëm dhe kishte një kontroll fjollë mbi SHIK-un, tashmë të denoncuar nga unë prej vitesh në mënyrë të përsëritur.

Miqësia e kryetares së SHIK-ut, drejtoreshës së SHIK-ut, me Agasin është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga kjo platformë.

Kemi paralajmëruar se shtrirja e kontrollit dhe influencës së këtij mafiozi mbi Shërbimin Informativ Kombëtar nëpërmjet miqësisë që kishte me Hysenin, e njohur tashmë si agjente e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit, lë dyshimet më të mëdha për infektimin e këtij institucioni.

Ergys Agasi ka pasur de facto, jo de jure, si arkitekt të interiorit, Edi Ramën për vilën e tij të ndërtuar pikërisht në zonën e ndërtesave qeveritare në Durrës. I kemi denoncuar me kohë vizitat e tij, angazhimin e tij gjer në detaje në arredimin e vilës së supermafiozit Ergys Agasi”, deklaroi kreu demokrat më 27 gusht.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion