Pritje madhështore për kampionet e xhudos në Kosovë, i pranishëm në aeroport edhe Kurti

Kosovë&Rajon

Pritje madhështore për kampionet e xhudos në Kosovë, i

"Vajzat e arta" që arritën të rrëmbenin tri medalje ari në Lojërat Olimpike janë pritur në një ceremoni siç e meritojnë, në Kosovë.

Në aeroportin e Prishtinës ishte kryeministri Kurti me bashkëshorten teksa në skenën e ngritiur enkas u ngjitën edhe heroinat e Kosovës me të gjithë ekipin e xhudos.

Ishte trajneri Kuka, arkitekti që përgatiti luftëtaret dardane ai që foli me lêvdata për ta dhe falenderoi të gjithë për mbështetjen e madhe.

"Falënderoj të gjithë për mikpritjen, edhe kryeministrin Kurti. Në Olimpiadën e Tokios kemi shkuar me pesë garues. Medaljet e fituar në Olimpiadën e Tokios, janë mrekullia vet; janë një medalje që na lumturojnë, por nuk na befasojnë.

Majlinda Kelmendi ishte boshti dhe shtylla e ekipit, edhe pse nuk pati fat në garën e saj. Ajo mbetet e para që ka hapur rrugën e Kosovës për medalje. Falënderoj të gjithë ata që ishin pjesë e ekipit që kanë kontribuar në njërën apo tjetrën mënyrë në arritjen e rezultateve, duke filluar prej familjeve tona, pastaj edhe qeverinë dhe federatën" u shpreh Driton Kula në fjalën e tij.

ME TE LEXUARAT