Alarm demografik në Shqipëri / Bie numri i banorëve, pakësohen lindjet dhe rriten abortet gjatë vitit 2025

Aktualitet

Alarm demografik në Shqipëri / Bie numri i banorëve,

Në fund të vitit 2025, sipas dhënave të sapopublikuara nga INSTAT, Instituti i Statistikave, popullsia banuese në Shqipëri ishte 2.335.930 banorë, nga të cilët 50,6 % ishin gra dhe 49,4 % burra. Krahasuar me fundin e vitit 2024, popullsia e burrave u ul me 1,3 %, ndërsa ajo e grave me 1,0 %.

Shtesa natyrore e popullsisë në vitin 2025 ishte pozitive, me 1.063 lindje më shumë se vdekje për gratë dhe 84 për burrat.

Në vitin 2025 u regjistruan 22.541 lindje të gjalla, 769 më pak se në vitin 2024. Raporti gjinor në lindje ishte 108 djem për çdo 100 vajza të lindura.

Vdekshmëria foshnjore ishte 5,6 vdekje për 1.000 lindje të gjalla për djemtë dhe 3,8 për vajzat.
Në vitin 2025, sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut mbetën shkaku kryesor i vdekjeve për të dyja gjinitë, duke përbërë 54,5 % të vdekjeve te gratë dhe 51,6 % te burrat.

Gjatë vitit 2025 u regjistruan 4.277 aborte dhe 22.541 lindje të gjalla, me një raport prej rreth 190 abortesh për çdo 1.000 lindje të gjalla (nga 180 aborte për çdo 1.000 lindje në vitin 2024).

Ndër moshat 15-19 vjeç, raporti më i lartë i abortit u regjistrua në moshën 18 vjeç, me 176,8 aborte për 1.000 lindje të gjalla në këtë moshë.

Pjesa më e madhe e aborteve u regjistrua te gratë e grupmoshës 20-34 vjeç, të cilat përbënin 56,8 % të aborteve gjithsej në vitin 2025.

ME TE LEXUARAT