Mesazh i fortë nga Ambasada e SHBA-së: Bashkëpunimi kundër krimit të organizuar garanton siguri për komunitetet

Aktualitet

Mesazh i fortë nga Ambasada e SHBA-së: Bashkëpunimi kundër

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka vënë theksin te forcimi i bashkëpunimit shqiptaro-amerikan në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit, përmes trajnimeve të përbashkëta mes profesionistëve të zbatimit të ligjit.

Në aktivitetin e 42-të të trajnimit të vazhdueshëm morën pjesë 235 profesionistë nga SHBA, Shqipëria dhe vende të ndryshme të Europës, me fokus luftën kundër krimit të organizuar ndërkufitar dhe rritjen e sigurisë.

Postimi i ambasadës amerikane

Kur Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta. Nga 19 deri më 23 shtator, Sesioni i 42-të i Trajnimit të Vazhdueshëm i Kapitullit Europian të FBINAA-së mblodhi së bashku 235 profesionistë të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe e gjithë Europa. FBINAA bashkon drejtues të lartë të strukturave ligjzbatuese të trajnuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së për të ndarë ekspertizë, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të luftuar krimin e organizuar përtej kufijve. Qëllimi ynë është i qartë: zbatim më i fortë i ligjit, siguri më e madhe dhe komunitete më të sigurta në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion