Ergys Agasi sfidoi SPAK-un dje në gjykatë: Kam takuar ministra e drejtorë, sot lëshohen urdhërarreste për shefen e SHISH dhe ish-kryepolicin

Aktualitet

Ergys Agasi sfidoi SPAK-un dje në gjykatë: Kam takuar ministra e
Hetimi në fraksionin e dosjes AKSHI për Ergys Agasin nisën pas marrjes së filmimeve në zyrën e tij. Një ditë më parë, biznesmeni është shprehur para gjykatës se “kam takuar ministra e drejtorë, por më provoni që kam bërë korrupsion.”

Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), u arrestua në Durrës. Bashkë me të u arrestua edhe ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, i cili gjithashtu rezultonte në kërkim.

Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku u arrestuan pranë Durrësit, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, të zhvilluar nga policia lokale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe me SPAK-un.

Agasi u arrestua në zonën e Plepave në Durrës, teksa udhëtonte me automjet së bashku me Shpatarakun dhe u dërguan menjëherë drejt ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Sipas njoftimit për mediat nga SPAK-u, arrestimi i Agasit erdhi pas disa javësh pune të përbashkët mes strukturave operacionale të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Prokuroria e Posaçme sqaroi gjithashtu se Uljan Shpataraku, që e shoqëronte Agasin në momentin e ndalimit, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Agasi ishte shpallur në kërkim që prej dhjetorit të vitit 2025, në kuadër të hetimeve të SPAK-ut për procedurat e prokurimit të zhvilluara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Sipas të dhënave të publikuara për dosjen, SPAK dyshon se Agasi, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj dhe persona të tjerë, kanë qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që ndikonte në procedurat e prokurimeve publike.



ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion