Zjarr në Shëngjin, flakët shumë pranë banesave, ankohen pushuesit

Zjarret kanë përfshirë edhe malin e Shëngjinit. Mësohet se mbrëmjen e sotme, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore.
Zjarri është konstatuar rreth orës 21:50 teksa forca zjarrëfikëse janë nisur për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit teksa policia që ka mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Sipas News 24, flakët janë përhapur shumë pranë banesave duke shqetësuar pushuesit në vend.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:50, kemi marrë njoftim së në malin e Shengjinit, Lezhë, ka rënë zjarr.
Mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses, të cilët punojnë për shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorit/ve të zjarrvënies.


