Atentati në Sarandë, Skënder Hita mbledh urgjentisht drejtuesit vendorë të Policisë

Aktualitet

Atentati në Sarandë, Skënder Hita mbledh urgjentisht drejtuesit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka shkuar në Sarandë, ku po zhvillon një mbledhje urgjente me drejtuesit vendorë të Policisë.

‘Vizita’ e tij në Sarandë vjen pas ngjarjes së rëndë kriminale të ndodhur sot, ku dy persona me motor ekzekutuan në një atentat 44-vjeçarin Artan Myrtaj.

Nga breshëria e të shtënave mbeti i plagosur edhe 73-vjeçari Xhevdet Skëndaj, i cili mori një plumb në shpinë teksa po kalonte rrugën.

Po ashtu, takimi i Hitës më drejtuesit e Policisë në Sarandë vjen pas ngjarjeve të rënda kriminale që janë regjistruar muajt e fundit në qytetin bregdetar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion