Të tjera detaje nga vrasja në Tiranë/ Hysni Patushi qëlloi bashkëshorten sepse kujdesej për nipërit e saj

Aktualitet

Të tjera detaje nga vrasja në Tiranë/ Hysni Patushi qëlloi

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me me vrasjen e 58-vjeçares Lumturi Patushi nga bashkëshorti i saj, Hysni Patushi.

Hetimet e deritanishme tregojnë se shkak për përplasjet e vazhdueshme mes çiftit ishte bërë mungesa e 58-vjeçares në shtëpinë e tyre, pasi ajo kalonte pjesën më të madhe të kohës në banesën e vajzës për të u kujdesur për katër nipërit e saj të mitur.

Ditën e ngjarjes, 68-vjeçari, i cili dyshohet se kishte konsumuar alkool, është nisur nga banesa e tyre në zonën e "Don Boskos" dhe ka shkuar në apartamentin e vajzës në "Rrugën Panorama".

Krimi i rëndë ndodhi në prani të nipërve të mitur, ku pas një debati të çastit, ai e goditi bashkëshorten me thikë për vdekje dhe më pas u largua duke e hedhur armën e krimit jashtë pallatit.

Pas ngjarjes, autori ka shkuar në Kamëz te një i afërm i tij, i cili e ka bindur të vetëdorëzohet në polici.

Gjatë marrjes në pyetje, Hysni Patushi ka pranuar autorësinë e ngjarjes dhe ka pretenduar se përshkallëzimi i konfliktit erdhi edhe si pasojë e efektit të alkoolit, ndërsa hetuesit arritën të gjejnë thikën e përdorur përmes këqyrjes së kamerave të sigurisë.

Kjo ngjarje pason një histori të mëparshme dhune në familje, pasi autori kishte qenë i arrestuar edhe në vitin 2017 për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën kishte shtatë fëmijë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion