U takua me Ramën në Serbi, Grenell zgjedh të kalojë pushimet në jug të Shqipërisë
Lajmifundit
/
4 Gusht 2021, 22:49
Politikë

Ish i dërguari special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ndodhet në Shqipëri ku po shijon pushimet në jug të vendit.
Nëpërmjet Instagram, ai ka publikuar çaste kur ai noton dhe darkon buzë detit.
"Ky jam unë që notoj aty ku deti Adriatik takohet me detin Jon"-shkruan Grenell.
View this post on Instagram
Vetëm dy ditë më parë Grenell u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama teksa në korrik ishte me pushime në Beograd.


