Ekspertët: Euro do të vijojë rënien, me interes investimi në bono

Soft

Ekspertët: Euro do të vijojë rënien, me interes investimi

Tregu i valutës në Shqipëri ka vendosur një rend të ri euro-lekë, pasi, sipas ekspertëve, monedha europiane do të vijojë të pësojë rënie.

Në Bankën e Shqipërisë, një euro këmbehet me 91.54 lekë dhe pothuajse gjatë gjithë javës që kaloi, ajo ka pësuar, siç duket edhe në grafikë.

Në tregun e lirë, kjo ulje është edhe më e theksuar. Në pikat e këmbimit valutor, një euro këmbehet me 91 lekë.

“Për sa kohë oferta dhe, në dukje, është e tillë që do të jetë e shtuar, turizmi, remitancat dhe burimet e tjera tregojnë rënie”, pohoi eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj.

Por çfarë duhet të bëjnë qytetarët, të cilët të ardhurat e tyre dhe kursimet i kanë në euro?

“Një kujdes i caktuar, i cili nuk duhet të joshet nga momenti i radhës, për aq kohë sa nuk ka plane të ardhshme të tilla që domosdoshmërisht do t’i detyronin, qoftë për pagesa apo investime, t’i konvertonin në lekë.

Euro mund të jetë zhvlerësuar në Shqipëri, por nuk është zhvlerësuar në Europë. Afatmesme të bëhet diversifikimi i tyre, por edhe në monedha të tjera dhe një pjesë e mirë e investimit mbeten bonot e qeverisë apo edhe aktive”, u shpreh Gjokutaj.

Kjo rënie e euros, krahas përfitimeve për borxhin publik, ndikon pozitivisht edhe për importet, por për këto të fundit ekspertët kërkojnë një hetim më të kujdesshëm nga instancat, pasi nuk po reflektohet me ulje çmimi në produktet e ushqimeve.

ME TE LEXUARAT