"Vala e të nxehtit në Europë", CNN: Vetëm në Shqipëri mbi 120 vatra zjarri

“Vala e të nxehtit përvëlon Europën”. Ky është titulli që i ka vendosur agjencia botërore e lajmeve, CNN situatës që po kalon ky kontinent nga temperaturat e larta, ku shumë shtete janë përfshirë nga zjarret masive.
Sipas tyre, Greqia po kalon një prej situatave më të vështira në historinë e saj me temperatura të frikshme që kapin 47.1 gradë celsius.
Një valë të tillë përvëluese po e kalon edhe Turqia me Italinë, ku temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarr në shumë rajone, duke djegur pyje edhe banesa.
Pjesë e shkrimit të CNN ishte dhe Shqipëria. Vendi ynë ka regjistruar më shumë se 120 vatra zjarresh në javët e fundit ndërkohë që më kritike paraqitet situata në qytetine Vlorës.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shkroi në Tëitter se po e ndiqte situatën me shqetësim të madh. “Solidariteti evropian është duke punuar për të luftuar këto zjarre të tmerrshme. Ne jemi me ju,” tha ajo.
Ndërkohë në ndihmë të Shqipërisë janë vendosur Holanda dhe Republika Çeke të cilët do dërgojnë helikopterë për të përballuar situatën./Panorama


