Zjarr në katin e 6-të të një pallati në Tiranë, evakuohen banorët

Aktualitet

Zjarr në katin e 6-të të një pallati në Tiranë,

Një apartament është përfshirë nga flakët në katin e 6-të të një pallati, në rrugën e Dibrës, në Tiranë.

Sipas policisë, fatmirësisht nga flakët ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar.

Ndërkohë, shërbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak Me datë 02.05.2021, në rrugën e Dibrës ka rënë zjarr në katin e 6 të një pallati ku ka vetëm dëme materiale.

Nuk ka probleme për banorët. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e rënies të zjarrit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion