Zhduket 50-vjecari në Dibër, gruaja denoncon në polici: Iku për peshkim...
Nje 50 vjecar eshte larguar nga banesa duke humbur gjurmet ne Diber.
Lajmi u be me dije nga policia e cila theksoi se ngjarja eshte denoncuar ne oret e pasdites se sotme.
Dibër/informacion paraprak
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, rreth orës 19.00, janë njoftuar nga disa banorë të fshatit Fushë-Alie, ku kërkonin ndihmën e policisë pasi shtetasi T. Xh., rreth 50 vjeç, prej orëve të mbasdites ka humbur kontaktet dhe nuk është kthyer në banesë.
Nga deklarimet paraprake të disa prej banorëve, rezulton se e kanë parë shtetasin T. Xh., në vendin e quajtur 'Rrethas', buzë lumit Drini i Zi, dyshohet duke peshkuar dhe më pas nuk kanë parë më.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe forcat 'Shqiponja', kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Aktualisht kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe do të rifillojnë përsëri në orët e para të mëngjesit.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.