Zbardhet sherri në Lezhë, babë e bir plagosin me kosore 47-vjeçarin

Aktualitet

Zbardhet sherri në Lezhë, babë e bir plagosin me kosore

Një konflikt çasti mes dy fqinjëve në Balldre të Lezhës ka degraduar në përdorimin e sëpatës.

Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur një prej tyre.

Per ngjarjen ka reaguar edhe policia e cila infomon se L.M 47-vjeç pasi ëhstë përplasur fizikisht me Sokol Boga dhe Nikolin Boga (babë e bir) është goditur nga këta të fundit me mjet prerës, dhe ka mbetur i plagosur.

I lënduar gjatë sherrit ka mbetur edhe Nikolin Boga i cili pas ndihmës mjekësore do të dërgiohet në komisariat, ndërsa është shpallur në kërkim Sokol Boga.

Policia bën me dije se rreth orës 17:35, në Balldre, Lezhë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar me një mjet prerës(kosor), shtetasi L. M., 47 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se 47 vjeçari është goditur nga shtetasit S. B., dhe djali i tij shtetasi N. B., gjatë konfliktit fizik mes tyre.

Po nga konflikti është dëmtur lehtë dhe shtetasi N.B, i cili pas ndihmën mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu po nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë thyer dhe xhamin e parë të automjetit në pronësi të 47 vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit S.B.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion