Çmimi i lartë i naftës – Hyn në fuqi vendimi për rikthimin e Bordit të Transparencës, pritet ulja e akcizës me 20%

Politikë

Çmimi i lartë i naftës – Hyn në fuqi vendimi

Ka hyrë sot në fuqi vendimi për rikthimin e Bordit të Transparecës, tre muaj pasi u shpërnda.

Rikthimi i Bordit të Transparecës vjen kur çmimi i naftës ka arritur në 229 lekë për litër dhe benzina 219 lekë.

Bordi i Transparencës ka për detyrë për të caktuar çmimet tavan të karburantit në vend, duke mos lejuar kompanitë e furnizimit me karburant që të abuzojnë me çmimet.

Çmimet, që përcaktohen nga Bordi gjatë situatës së veçantë, janë të detyrueshme për të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e tregtimit të nënprodukteve të naftës dhe të gazit në vend, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, si dhe subjektet e licencuara për veprimtari me shumicë dhe pakicë në tregun e hidrokarbureve.

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha dje se paralelisht, do të ulet me 20% edhe akciza për karburantin sa herë që çmimi i naftës me pakicë do të kalojë 220 lekë për litër, dhe i benzinës mbi 200 lekë.

“Duke qenë se kemi marrë një vendim paraprakisht, ku sa herë çmimi të kalojë 220 lekë, ne do të aktivizojmë një mekanizëm, për reduktimin e akcizës me qëllim që çmimi të reduktohet, mekanizmi i vetëm me të cilin ne mund të aktivizonim këtë mekanizëm, ishte ringritja e bordit të Transparencës”,  tha Ibrahimaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion