Zjarri në pallatin 10-katësh në Lezhë, zjarrfikësit nxjerrin të moshuarin e asfiksuar nga tymi
Një i moshuar është nxjerrë me ndihmen e forcave zjarrfikëse nga pallati dhjetë katesh në Lezhë, i cili u përfshi nga flakët.
I moshuari është asfiksuar nga tymi i madh që përfshiu banesat, teksa duket se nuk ka arritur që të dalë nga banesa në kohë, sikurse bënë fqinjët e tjerë, të cilëve u është kërkuar që të qëndrojnë jashtë deri sa tymi të pastrohet komplet.
Zjarri ra në katin zero të këtij pallati, në kabinën elektrike, ku edhe pse u shua nga zjarrfikësit, tymi pushtoi pallatin.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:55, në rrugën “Shtraus", në Lezhë, në një pallat ka marrë flakë kabina elektrike.
Shërbimet e zjarrfikses dhe shërbimet e Policisë bënë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.