Zjarr në pallatin 10-katësh në Lezhë
Lajmifundit
/
27 Tetor 2024, 18:46
Aktualitet

Një pallat 10 katësh është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës.
Shkak i zjarrit dyshohet se është bërë një defekt elektrik në automatin e banesës në katin përdhesë.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur fikjen e zjarrit. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Përhapjet e tymit dhe flakëve ka qenë të menjëhershme duke përhapur panik te banoret.
Për pasojë të gjithë banorët janë larguar nga banesat e tyre dhe kanë dalë jashtë, ndërsa zjarrfikëset kanë mundur që të shuajnë flakët në kabinë.


