Kryeministri Edi Rama viziton Malin e Shenjtë në Greqi bashkë me të birin dhe Vangjel Tavon (FOTO)

Pas një takimi të zhvilluar në Korçë lidhur me reformën territoriale, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Greqisë ku zhvilloi një vizitë në Malin e Shenjtë (Shteti Athonit).
Në këtë udhëtim, ai shoqërohej nga djali i tij i madh, Greg Rama, si dhe nga kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo.

Vizita u bë e ditur nga media greke "Orthodoxia News Agency", e cila publikoi pamje nga qëndrimi i delegacionit shqiptar në Manastirin e Shenjtë të Madh të Vatopedit.

Sipas raportimeve, kryeministri Rama mbërriti në portin e Dafnës ku u prit nga Guvernatorin Politik të Malit Athos, Alkiviadhis Stefanis, e më pas u drejtua drejt Manastirit të Vatopedit.

Aty ai u prit nga igumeni Jerond Efremi Vatopedini. Gjatë qëndrimit, kryeministri shprehu admirimin e tij për arkitekturën, pikturat dhe trashëgiminë artistike e shpirtërore të manastirit. Rama e kaloi natën në Manastirin e Vatopedit dhe u largua prej andej mëngjesin e sotëm.


