Zbardhet DRAFTI i Amnistisë Penale: 380 të dënuar lirohen menjëherë, 1.300 përfitojnë ulje dënimi

Aktualitet

Zbardhet DRAFTI i Amnistisë Penale: 380 të dënuar lirohen

Është zbardhur drafti i amnistisë penale, sipas të cilit pritet që rreth 380 të dënuar të lirohen menjëherë, ndërsa afro 1.300 persona të tjerë të përfitojnë ulje të dënimit.

Sipas draftit paraprak, amnistia parashikon përfitime për disa kategori të dënuarish: Të dënuar burra, me vendim gjyqësor të formës së prerë, me dënim deri në 3 vite burg, si dhe ata të dënuar mbi 3 vite, por që kanë deri në 3 vite dënim të mbetur pa vuajtur.

Të dënuara gra, me vendim gjyqësor të formës së prerë, me dënim deri në 4 vite burg, si dhe ato të dënuara mbi 4 vite, por që kanë deri në 4 vite dënim të mbetur pa vuajtur. Gra të dënuara, të cilat në datën e hyrjes në fuqi të ligjit janë 50 vjeç ose më të mëdha. Burra të dënuar, të cilët në datën e hyrjes në fuqi të ligjit janë 60 vjeç ose më të mëdhenj.

Efektet e kësaj amnistie pritet të hyjnë në fuqi në fund të muajit janar ose në fillim të shkurtit, pas përfundimit të diskutimeve dhe votimit në Kuvend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion