"WizzAir" braktis 100 pasagjerë shqiptarë në aeroportin e Pragës

Aktualitet

"WizzAir" braktis 100 pasagjerë shqiptarë në aeroportin

Kompania ajrore Wizz Air ka lënë në aeroport ditën e sotme rreth 100 pasagjerë shqiptarë që do të udhëtonin me linjë direkte nga Praga për në Tiranë.

Qytetarë të shumtë kanë denoncuar ‘braktisjen’ që u është bërë në Pragë nga Wizz Air.

Nje prej pasagjereve ka dhene detaje nga ngjarja.

“Herën e parë e ndryshoi në datë 21, herën e dytë sot në 12:00 dhe herën e tretë e ndryshoi po sot në orën 16:00, duke e shtyrë për në orën 19:10.

Gjithë personat që kishin prerë një biletë me këtë kompani ndodhen në aeroport që në orën 15:30.

Avioni erdhi në orën 19:30, dhe Wizz Air mbylli gate-in dhe fluturimi u nis me vetëm 1/3 e pasagjerëve.

Ndërsa rreth 200 pasagjerë tjerë shqiptarë kanë ngelur në aeroportin e Pragës, pa ditur çdo bëhet me ta”, tha ai, citon dosja.

Wizz Air eshte nje prej kompanive te permendura gjithnje e me shpesh per shtyrjen e orareve dhe vonesave.

ME TE LEXUARAT