Vrau rumunin me thikë për pazaret e drogës, arrestohet në Itali pas katër vitesh shqiptari i dënuar me 22 vite burg!

Aktualitet

Vrau rumunin me thikë për pazaret e drogës, arrestohet në

Një operacion i karabinierëve të Fermos çoi në arrestimin e një 36-vjeçari shqiptar, i dënuar për vrasjen e një rumuni, e cila ndodhi në një kontekst rivaliteti të lidhur me trafikun e drogës.

Karabinierët njoftuan operacionin ndaj të kërkuarit, që akuzohet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në muajin shkurt të vitit 2020.  Shqiptari kishte qenë më parë i dënuar me 2 vite burgim për trafik droge. Kurse tani do i duhet të vuajë edhe 22 vite burg për vrasje.

Krimi dyshohet se ka zanafillën për prishjen e pazareve të drogës dhe kontrollin e biznesit ilegal mes Fermos dhe Porto Sant'Elpidio. Më 17 shkurt 2020, zbulimi i trupit të pajetë të një 36-vjeçari rumun, i vrarë me thikë, ka alarmuar menjëherë policinë. 

Viktima, gjithashtu një person me precedentë penalë, kishte plagë të shumta me thikë në shpinë.

Një bashkëpunim i rëndësishëm ndërkombëtar me autoritetet shqiptare, nëpërmjet Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ka lejuar që i arratisuri të gjendet fillimisht në Shqipëri dhe më pas, me kthimin e tij në Itali për arsye shëndetësore dhe familjare, ai u arrestua.

Pas ndalimit ai u dërgua në burgun e Fermos, ku tashmë do të duhet të vuajë dënimin përfundimtar.

ME TE LEXUARAT