Moti pëson kthesën e papritur, si parashikohet në vijim, sinoptikanët paralajmërojnë...

Aktualitet

Moti pëson kthesën e papritur, si parashikohet në vijim,
Java e fundit e shtatorit pritet të sjellë ndryshime të motit në vend, me rikthimin e reshjeve dhe shtrëngatave në disa qarqe. Pas reshjeve të fundjavës në Dibër dhe Korçë, sot priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në pjesë të territorit.

Sipas meteorologes Anira Gjoni nga IGJEUM, në qarqet e Elbasanit, Korçës dhe Gjirokastrës nuk do të mungojnë as shtrëngatat, ndërsa në qarqet e tjera reshjet priten kryesisht të dobëta.

Megjithatë, ndryshimi i motit nuk do të shoqërohet me një rënie të ndjeshme të temperaturave. Moti bëhet më i paqëndrueshëm, por temperaturat mbeten ende të larta për këtë periudhë.

Në zonat bregdetare temperaturat pritet të arrijnë deri në 29°C, ndërsa në vendet e ulëta deri në 30°C. Në zonat malore, termometri do të shënojë rreth 27°C.

Pra, shtatori po largohet me reshje dhe shtrëngata, por vera duket se ende nuk ka thënë fjalën e fundit. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion