Rama flet për Paketën e Maleve, thirrje qytetarëve: Kushdo që ka një tokë...

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me socialistët në Shkodër foli edhe për "Paketën e Maleve", duke treguar se kjo e fundit do i hapë rrugën investimeve në agroturizëm dhe në truizmin malor.
Rama tha se për investimet në zonat malore do të përcaktohet një hartë nga kryebashkiakët e secilës zonë në mënyrë që të mos ketë abuzime.
“Nuk është më ide, as nismë politika, është ligj dhe quhet ‘Paleta e Maleve’, ka kaluar në Fletoren Zyrtare. Bashkitë do të përcaktojnë hartën se si do të bëhen zhvillimet, në mënyrë që kjo hartë të mos kthehet në abuzive.
Paketa e maleve dhe iu përket zonave rurale. Hartë e cila do të miratohet nga Këshilli i Ministrave.Cilido që ka një tokë , por nuk ka hipotekë do të drejtohet në Këshillin Bashkiak dhe të bëjë aplikimin, Këshilli do e marrë aplikimin dhe do të bëjë listën, për të verifikuar nëse ka apo jo pretendentë të terë.
Pas kësaj do bëjë projektin dhe do e blejë me një euro. Në momentin që ka bërë investimin do marrë letrat e pronës”, tha Rama.


