PDK vihet në lëvizje, nis procedurat për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Kosovë&Rajon

PDK vihet në lëvizje, nis procedurat për ndryshimin e Ligjit
Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Nisma vjen pas aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. PDK e ka kundërshtuar vendimin, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të papranueshëm.

Sipas PDK-së, projektligji synon ndryshimin e kornizës ligjore mbi të cilën funksionojnë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Partia thekson se iniciativa mbështetet në Kushtetutën e Kosovës, Amendamentin nr. 24, marrëveshjet ndërkombëtare përkatëse dhe Aktgjykimin KO26/15 të Gjykatës Kushtetuese.

PDK kërkon që Kuvendi ta shqyrtojë nismën dhe të vlerësojë dispozitat ligjore që rregullojnë funksionimin e Dhomave të Specializuara, duke theksuar rëndësinë e respektimit të Kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe standardeve të një procesi të drejtë gjyqësor.

Partia Demokratike e Kosovës deklaron se do të vijojë të ndjekë rrugët demokratike, institucionale dhe ligjore për kundërshtimin e vendimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe për çështjet që lidhen me funksionimin e Dhomave të Specializuara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion