E bujshme, Granit Xhaka rrezikon 5 vite burg, Zvicra merr vendimin ekstrem ndaj tij

Sport

E bujshme, Granit Xhaka rrezikon 5 vite burg, Zvicra merr vendimin ekstrem ndaj
Granit Xhaka nuk do të jetë pjesë e Zvicrës në ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kapiteni u ftua siç edhe pritej, por i ndalohet që t’i bashkohet ekipit.

Shkak janë bërë hetimet në Zvicër ku Xhaka e ka pranuar se ka falsifikuar certifikatën për vaksinimin kundër COVID-19. Për më tepër mesfushori shqiptar rrezikon deri në 5 vite burg.

Xhaka do të merret në pyetje pikërisht në fillimin e muajit tetor. Një situatë mjaft delikate, e cila është zbuluar zyrtarisht rreth 3 vite më parë.

ÇFARË DEKLAROI GRANIT XHAKA

“Gjatë ditëve të fundit është raportuar shumë për një çështje nga e kaluara ime. Për këtë arsye, dua të shprehem personalisht.

Në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19, në atë kohë isha personalisht shumë i pasigurt dhe kisha shqetësime të mëdha. Kisha një mosbesim të thellë ndaj vaksinës dhe isha i ndikuar nga frika dhe pasiguria.

Në këtë gjendje të trazuar emocionale, unë sigurova një vërtetim vaksinimi, në vend që të sqaroja pyetjet e mia të hapura në rrugën e parashikuar.

Sot e kuptoj qartë se kjo rrugë nuk ishte e duhura. Ishte një gabim. Më vjen keq për këtë.

Unë marr përgjegjësinë për këtë vendim, jam i gatshëm për zbardhjen e plotë të fakteve dhe do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet përgjegjëse.Granit Xhaka”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion