Vrau gruan me sëpatë dhe më pas u vetëvar, 56-vjeçari ishte në depresion dhe përdorues alkooli

Aktualitet

Vrau gruan me sëpatë dhe më pas u vetëvar, 56-vjeçari

56-vjeçari Qemal Bici masakroi me sëpatë bashkëshorten e tij, 53-vjeçaren Menturie Bici, dhe më pas u var në një pemë pranë banesës.

Autori krimit ishte një tip konfliktual dhe kohët e fundit vuante nga depresioni, ndërsa ishte dhe përdorues i alkoolit.

Mësohet se edhe sot 56-vjeçari është parë në gjendje të rënduar nga konsumimi i alkoolit.

Ndërkohë, mësohet se sa herë grindej me bashkëshorten, e kërcënonte se do ta vriste. Çifti ishin prindër të katër fëmijëve, ndërsa kanë qenë pikërisht këta të fundit që kanë parë sot trupat e pajetë të tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion