Vrau efektivin e policisë, Prokuroria e Fieri kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mernicën

Aktualitet

Vrau efektivin e policisë, Prokuroria e Fieri kërkon burgim të

Prokuroria e Fierit shpalli pretencën ndaj Azgan Mernicës dhe kërkoi dënimin me burg të përjetshëm të tij.

I akuzuari vrau punonjësin e policisë Novrus Cenaliaj, ndonëse dallohej qartë që ai ishte efektiv policisë dhe i veshur me uniformën e forcave Shqiponja.

Ngjarja tragjike ndodhi mesditën e 13 majit 2024, ku i pandehuri Azgan Mërnica vrau me armë zjarri efektivin e policisë, në kohën kur ky i fundit mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja”

Sipas organit të Akuzës, konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për qytetarët.

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur me çantën ku kishte armën e zjarrit, i është afruar dhe ka shtënë drejt fytyrës së efektivit, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion