KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

Aktualitet

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular është mashtrim, u

Duket se deri më tani Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka dështuar në bllokimin e mesazheve mashtruese me linqe të dyshimta, të kamufluara si Posta Shqiptare, ku synimi është vjedhja e të dhënave bankare të qytetarëve, për t’u grabitur më pas shumat e lekëve që kanë në llogaritë e tyre.

Ky fenomen ndodh prej disa vitesh, teksa kohët e fundit është bërë më shqetësues dhe më masiv, teksa sërish një mesazh i tillë në emër të Postës Shqiptare po u dërgohet sërish qytetarëve.

“Posta Shqiptare: Paketa ështëaktualisht në depo, por nuk mund të dorëzohet për shkak të të dhënave që mungojnë. Ju lutem kontrolloni dhe plotësoni adresën në faqen vijuese: 

Ne ju rekomandojmë që ta kontrolloni sa më shpejt të jetë e mundur për të shmangur problemet.” – thuhet në mesazh.

Në të tilla raste, u bëhet apel qytetarëve që të mos klikojnë dhe të mos hapin linqet që dërgojnë hakerat, pasi synimi është vjedhja e të dhënave bankare.

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular është mashtrim, u

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion