Plas keq sherri mes dy vëllezërve, zihen me sende të forta brenda shtëpisë në Kukës, ndërhyn policia

Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet 2 vëllezërve në Kukës.
Ata u konfliktuan me njëri-tjetrin, me sende të forta, për motive të dobëta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas njoftimit se 2 vëllezër po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë ndërhyrë në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Këta shtetas janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin, në banesë. Më pas, njëri prej tyre i ka thyer xhamin e automjetit të vëllait të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

