Vrasja në Elbasan/ Arbër Paplekaj mbetet në burg, lirohen 10 të akuzuar

Aktualitet

Vrasja në Elbasan/ Arbër Paplekaj mbetet në burg, lirohen 10

ELBASAN
Arbër Paplekaj i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit mbetet në burg. Ky është vendimi i Gjykatës së Elbasanit dhënë sot në seancën për caktimin e masës së sigurisë, teksa janë liruar 10 të akuzuar të tjerë, mes tyre 9 vullnetarë të PD. Gjykata ka dhënë detyrim paraqitje, teksa e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e tyre.

Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhune
Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;

 Arbër Paplekaj i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie bashkë me të akuzuarit e tjerë. Në ngjarje u plagosen dhe 4 persona të tjerë, përfshirë dhe një oficere policie. Prokuroria kërkoi burg për të gjithë të akuzuarit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion