Vrasja e Stiven Toshkëzi, Gjykata e Apelit dënon Axel Hoxhajn me 12 vite burg

Aktualitet

Vrasja e Stiven Toshkëzi, Gjykata e Apelit dënon Axel Hoxhajn me 12


Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka dënuar me 12 vite burg Aksel Hoxhën, i fajësuar për vrasjen e 20-vjeçarit Stiven Toshkezi.

Vendimi i Apeli ka zbutur masën e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë me 18 vite burg.

Toshkezi u godit për vdekje me thikë (hanxhar) pas shpine. Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2023 afër gjimnazit Partizani, ndërkohë për krimin në pranga veç Axel Hoxhajt ra edhe shoku i tij, Enzi Maze.

Si ndodhi vrasja e 20-vjeçarit?

Vrasja e 20-vjeçarit dyshohet se ishte derivat i një konflikti të mbartur me dy të rinjve, pasi më parë ishin konfliktuar edhe fizikisht për një vajzë, që ishte angazhuar në një lidhje dashurie me Toshkëzin.

Ishte Axel Hoxhaj, i cili së bashku me mikun e tij Enzi Maze (18 vjeç) dyshiohet se i zuri pritë të ndjerit shumë pranë banesës së tij. Rreth dy javë më parë 20-vjeçari e kishte rrahur atë pas një përplasje fizike në afërsi të Rrugës së Elbasanit, sepse i ngacmonte të dashurën e tij.

Të rinjtë e kishin lënë që të takoheshin mbrëmjen e së hënës për t’u sqaruar. Toshkëzi, i cili sapo kishte mbyllur punën si montazhier në një televizion në kryeqytet ra në pritën e dy 18-vjeçarëve, me Hoxhajn që sipas raportimeve e ka goditur me një hanxhar ose thikë të madhe në pjesën e brinjëve duke i shkaktuar vdekjen.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion