Reshjet e dendura të shiut, rreth 50 banesa të bllokuara nga uji në Durrës!

Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut, rreth 50 banesa të bllokuara nga uji


Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar vështirësi në disa zona të vendit.

Në Sukth janë prekur disa banesa në fshatrat Kullë, Hamallë dhe Rrushkull, ku raportohet për prezencë uji në ambiente banimi, si edhe disa segmente rrugore në këto zona, të cilat rezultojnë të bllokuara.

Në Manzë situata paraqitet më problematike, ku rreth 48 banesa rezultojnë të kenë hyrje uji.

Edhe në bashkinë Krujë reshjet kanë sjellë probleme të shumta. Në zonat e Thumanës, Borizanës dhe Mazhës po punohet për hapjen e kanaleve kulluese dhe zhbllokimin e rrugëve.

Ndërkohë, përgjatë lumit të Drojës janë marrë masa për forcimin e argjinaturës, me qëllim shmangien e një dalje të mundshme nga shtrati.

Sipas raportimeve paraprake, niveli i ujit ka filluar të bjerë, çka ka lehtësuar disi situatën.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion