Vrasja e Roan Brahimit me dy emra, hakmarrje? U arratis pas ekzekutimit të Brilant Martinajt dhe atentatit të bujshëm

Aktualitet

Vrasja e Roan Brahimit me dy emra, hakmarrje? U arratis pas ekzekutimit të

Roan Brahimi, emër i njohur për drejtësinë shqiptare u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të enjteje në Greqi. 

32-vjeçari njihej edhe me emrin Sidorel Prendi dhe vrasja e tij sot dyshohet se ka lidhje me hakmarrjen, pasi emrat e tij janë përfshirë në dy dosje të bujshme, vrasja e Briland Martinajt dhe atentati ndaj Ylli Ibraimajt.

Edhe në vitin 2021 ai u shpall në kërkim nga policia, pasi së bashku me dy persona të tjerë shkaktuan terror në një lokal në Zejmen të Lezhës.

Bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozi, ata u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.

Mbrëmjen e 13 nëntorit të vitit 2021 ata kërcënuan dhe kryen kontrolle ndaj klientëve, për kartat e tyre të identitetit.

Po ashtu, Roan Brahimi rezulton i arrestuar edhe në vitin 2018 në Lezhë, ku iu sekuestruan municione, Euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.

Do të jenë hetimet ato që do të zbardhin skedat e vjetra të viktimës dhe me cilën ngjarje ka lidhje atentati./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion