Vranësira dhe shi, parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Vranësira dhe shi, parashikimi i motit për ditën e sotme

Të premten Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat duke filluar nga orët e mesditës do të pasohen nga reshje shiu.

Hera-herës reshjet e shiut do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra dhe lokalisht breshër kryesisht në qendër dhe jug të vendit.

Era do fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, valëzimi në dete i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 7 deri 22°C

në zonat e ulëta 8 deri 26°C

në zonat bregdetare 11 deri 25°C

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion