Shqipëria nuk arrin të kualifikohet në finalen e Eurovision

Showbiz

Shqipëria nuk arrin të kualifikohet në finalen e Eurovision

Kënga "Titan" e Besa Kokëdhimës nuk ka arritur të kualifikohet për në finalen e madhe të Eurovision 2024. Pavarësisht performancës së mrekullueshme, ajo nuk ka marrë vlerësimin e nevojshëm për të shkuar mes më të mirëve.

Besa Kokëdhima dhuroi shumë energji dhe adrenalinë me këngën e saj të cilën e këndoi në gjuhën angleze dhe ndezi skenën në Malmo Arena, Suedi.

Skenografia dhe veshja e këngëtares ishin një detaj shumë i veçantë dhe i kombinuar në mënyrë perfekte për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në festivalin më të madh evropian Eurovision 2024. Ajo arriti gjysmëfinalen dhe ishte e renditur e dyta për të performuar.

Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan ishin: Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda, Luksemburgu.

Në gjysmëfinalen e dytë aktualisht dihen 16 finalistët, ku 10 vende kaluan gjysmëfinalen e dytë që ishin: Letonia, Austria, Holanda, Norvegjia, Izraeli, Greqia, Estonia, Zvicra, Gjeorgjia, Armenia. Kurse vendet si Franca, Italia, Anglia, Gjermani, Spanja dhe Suedia shkojnë automatikisht në finale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion