EMRAT / Lojëra fati pa licencë, arrestohen pronari i lokalit dhe kamerieri! Ja çfarë u sekuestrua gjatë ndërhyrjes

Aktualitet

EMRAT / Lojëra fati pa licencë, arrestohen pronari i lokalit dhe

Një lokal ku ushtrohej aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit është zbuluar në Divjakë, ndërsa Policia prangosi dy nga personat e dyshuar si organizatorë.

Burime zyrtare bënë me dije se në kuadër të aksionit të koduar “Game Over” (Loja mbaroi), u ndaluan Altin Çoku, pronar i lokalit dhe Edmir Çela, kamerieri.

EMRAT / Lojëra fati pa licencë, arrestohen pronari i lokalit dhe

“Zbulohet në një lokal një ambient i përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit nëpërmjet kompjuterëve. Vihen në pranga pronari i lokalit dhe një kamarier, i punësuar në mënyrë të paligjshme. Sekuestrohen 5 njësi kompjuterike, 1 DVR, 1 laptop dhe 5 aparate celularë”, tha policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”.

Njoftimi i Policisë:

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Zbulohet në një lokal një ambient i përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit nëpërmjet kompjuterëve.

Vihen në pranga pronari i lokalit dhe një kamarier, i punësuar në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen 5 njësi kompjuterike, 1 DVR, 1 laptop dhe 5 aparate celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Game Over”, ushtruan kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme që dyshoheshin se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit. Si rezultat i kontrolleve, u evidentua një rast i kësaj veprimtarie të paligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 52 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të tij, në fshatin Karavasta e Re, Divjakë, dyshohet se organizoheshin lojëra fati nëpërmjet kompjuterëve dhe aparateve celularë.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi E. Ç., 35 vjeç, kamarier në këtë lokal. Gjatë kontrollit të ushtruar në aparatin celular të tij u konstatuan faqe të ngjashme me ato të basteve sportive.

Nga verifikimet e kryera rezultoi gjithashtu se shtetasi E. Ç. ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme, pa qenë i regjistruar pranë organeve kompetente.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 njësi kompjuterike, 1 DVR, 1 laptop dhe 5 aparate celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion