Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim

Aktualitet

Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të kanosur disa shtetas. Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, kanë vijuar hetimet për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 24 korrikut 2026, në bulevardin “Elez Isufi”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, është arrestuar në flagrancë shtetasi F. I., 38 vjeç, banues në fshatin Pollozhan, Dibër. Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi K. I., 19 vjeç, banues në Pollozhan.

Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari, në bashkëpunim me 19-vjeçarin, ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim kanosjen e disa personave, konkretisht shtetasve M. H., 52 vjeç, L. H., 21 vjeç, O. H., 25 vjeç, R. H., 21 vjeç, J. Sh., 18 vjeç dhe K. D., 18 vjeç, banues në Peshkopi dhe Pollozhan.

Ndërkohë, për disa persona të tjerë ka nisur procedimi penal për veprën “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se kanë pasur dijeni për ngjarjen, por nuk e kanë denoncuar atë në organet e policisë.

Për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” është referuar material procedural edhe për shtetasin G. I., 44 vjeç, banues në Pollozhan. Materialet hetimore i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion