Vrasja e Renato Hoxhajt, porosi nga Emiratet? Arrestohet në Tiranë miku i Roan Brahimit që u ekzekutua në Athinë

Aktualitet

Vrasja e Renato Hoxhajt, porosi nga Emiratet? Arrestohet në Tiranë

Një person, që dyshohet se ka siguruar kushtet për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë, është vënë në pranga në kryeqytet.

Ai është nga Tropoja, merrej me shitje pronash dhe njihet si mik i Sidorel Prendit (Rohan Brahimit).

Arrestimi i tij erdhi pas hetimit të policisë së Vlorës, e cila identifikoi makinën me të cilën lëvizi vrasësi. Rezulton se këtë makinë tropojani ia kishte dorëzuar autorit para krimit, ndërsa mjetit i ishin ndërruar edhe targat.

Në cilësinë e provës materiale, të arrestuarit i është sekuestruar një celular, brenda të cilit janë gjetur të dhëna të vlefshme për hetimin, ku dyshohet se vrasja është porositur nga një grup kriminal nga Emiratet e Bashkuara.

Policia është duke thelluar hetimin për të mbërritur tek emri i ekzekutorit, i cili ende nuk është identifikuar.

Duket se dhe viktima i druhej një sulmi pasi kishte shtuar masat e sigurisë. Ne banesën e tij rreth dy muaj më parë kishte instaluar në çdo cep kamera sigurie, të cilat filmuan ngjarjen dhe makinën e autorit. Por, frikën për sulm të mundshëm nuk e kishte raportuar në polici.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion