Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, edhe dy të plagosur, PD denoncoi: Po blihen vota

Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, edhe dy të plagosur, PD denoncoi:

Pjerin Xhuvani ka mbetur i vrarë në Elbasan këtë të mërkurë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji”.

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, edhe dy të plagosur, PD denoncoi:

Viktima Pjerin Xhuvani, eshte ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, por i akuzuar nga opozita si pjesë e strukturave të Partisë Socialiste në këtë qytet së fundmi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vendngjarje janë mbledhur forca të shumta policie dhe 4 autoambulanca, pasi raportohet se ka mbetur i plagosur edhe një efektiv i Policisë dhe një person tjetër…

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, edhe dy të plagosur, PD denoncoi:

Partia Demokratike pretendon se pranë selisë së saj në këtë lagje është konstatuar një makinë dhe personat që ishin në të shpërndanin para në këmbim të premtimit për vota.

Në përplasje janë përfshirë të paktën 6 persona…Drejt qytetit janë nisur Forcat Speciale.

Nga policia është identifikuar edhe një person i dyshuar si i përfshirë në ngjarje, Kelmend Xh., 44-vjeçar, por ende nuk dihet roli i tij në këtë përplaske.

ME TE LEXUARAT