Vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti në vendin tonë për ditën e sotme do dominohet nga vranësira kalimtare, duke gjeneruar shira të pakët në zonat qëndrore. Pjesa e dytë e ditës, sjell shtim të vranësirave dhe në zonat malore ku priten shira. Edhe në këtë pjesë do ketë kthjellime e vranësira kalimtare në ultësirën perëndimore, ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes ku minimumi do jetë 3°C, por rënie të lehtë sjellë dhe mesdita, më e ndjeshme në zonat lindore ndërsa maksimumi në rang vendi do shënojë 15°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h gjatë paradites, por pasditja dobëson ndjeshëm erën në territor ndërsa drejtimi i erës paraqitet kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.


