KQZ thirrje PS- PD: Mos bëni fushatë në institucionet publike

Politikë

KQZ thirrje PS- PD: Mos bëni fushatë në institucionet publike

Ka reaguar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, lidhur me propagandën që partitët politike kanë bërë në institucionet publike. Ky reagim vjen pas materialit propagandistik të vendosur në Universitetin Politeknik të Tiranës nga koaliciomi PD-Aleanca për Ndryshim.

"Në zbatim e dispozitave ligjore dhe në respektim te rregullave dhe parimeve për zhvillimin e një fushate zgjedhore sipas standardeve te praktikave të mira në fushën e zgjedhjeve, kërkojmë heqjen e menjëhershme të materialit propagandistik të koalicionit "Partia Demokratike- Aleance per Ndryshim PD-AN nga fasada e godinës se Universitetit Politeknik në Tiranë", shkruhet në kërkesën e KQZ drejtuar PD-së.

KQZ thirrje PS- PD: Mos bëni fushatë në institucionet publike

Ndërkohë PS u denoncua një ditë më parë nga Presidenti Ilir Meta, pas fushatave propagandistike në Bashkinë e Gjirokastrës

"Partitë politike duhet të zhvillojnë një fushatë zgjedhore të qetë, duke shmangur politikat e polarizimit dhe aktet denigruese ndaj kundërshtarëve duke treguar vetëpërmbajtje gjatë dhënies së mesazheve politike edhe nëpërmjet materialeve propagandistike. Duke marre shkas nga fakti i bere publik i afishimit se dy materialeve propagandistike elektorale në Bashkinë Gjirokaster ju kërkojmë te merren masat e menjëhershme për heqjen e tyre" shkruhet në kërkesën e KQZ drejtuar PS-së

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion