Vjedhjet e vilave në Sauk! Arrestohet Hektor Qiriazi, famëkeqi i dënuar me burgim të përjetë në Greqi

Aktualitet

Vjedhjet e vilave në Sauk! Arrestohet Hektor Qiriazi, famëkeqi i

Hektor Qirjazi, gjithashtu i njohur me nofkën “Dorian J” është arrestuar nga Policia e Shtetit. 38-vjeçari ka rënë në prangat e efektivëve të Policisë gjatë aksionit të sotëm që po zhvillohet në zonën e Saukut.

Qirjazi është i dënuar me burg të përjetshëm në Greqi, si pjesë e një grupi famëkeq për vjedhje me armë. Grupi i shqiptarëve në Greqi u godit në vitin 2013, ku në pranga ra vetëm Ilir Gjini, i cili mendohet të jetë edhe kreu i këtij rrjeti.

Shqiptarët akuzoheshin se kishin kryer një sërë grabitjesh duke mos i kursyer as përplasjet me efektivët grekë. 

Grupi i shqiptarëve që vepronin në shtetin fqinj u identifikuan si: Ilir Gjini; Hektor Qirjazi; Lulzim Elmazaj; Agron Shakaj; Arsen Selimaj; Ervis Arapaj dhe Erion Peçi. 

ME TE LEXUARAT