Vijon operacioni për arrestimin e Vangjush Dakos, ja ku gjendej ish-kreu i bashkisë së Durrësit kur u lëshua urdhër-arresti

Aktualitet

Vijon operacioni për arrestimin e Vangjush Dakos, ja ku gjendej ish-kreu i

SPAK ka urdhëruar sot arrestimin e ish-kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar se nga burime jo zyrtare mësohet se zoti Dako ka qenë në kryeqytet në momentin kur për të është lëshuar urdhër-arresti, ndërkohë që në Durrës forcat operacionale vijojnë punën për arrestimin e tij dhe të të paktën 5 ish-zyrtarëve të Urbanistikës të kësaj bashkie.

“Po vijon puna e forcave operacionale për arrestimin e Vangjush Dakos dhe 5 ish-zyrtarëve të bashkisë Durrës.

Ka zëra që Dako ishte në kryeqytet në momentin që është kërkuar urdhër-arresti ndaj tij.

Mbetet për tu parë nëse ai do të vetë-dorëzohet”, ka deklaruar Lala.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion