U njohën në rrjetet sociale, britanikja përdhunohet nga 23-vjeçari shqiptar në Rodos

Aktualitet

U njohën në rrjetet sociale, britanikja përdhunohet nga

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në ishullin grek, Rodos, pasi akuzohet për dhunë dhe përdhunim nga një turiste britanike.

Sipas mediave të huaja, 20-vjeçarja ka kallëzuar në polici se ishte dhunuar dhe përdhunuar nga një 23-vjeçar shqiptar që e kishte njohur online. Gjatë pushimeve të saj në Rodos, e reja pranoi të shkonte për të notuar me 23-vjeçarin.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 20-vjeçarja ka rrëfyer se është dhunuar dhe më pas është përdhunuar në një dhomë hoteli.

Nga ana tjetër, i riu shqiptar ka mohuar akuzat, por ndërkohë ndodhet në paraburgim, duke pritur vendimin nga drejtësia greke.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion