Vijojnë kërkimet në Osum për gjetjen e trupit të 42-vjeçarit

Aktualitet

Vijojnë kërkimet në Osum për gjetjen e trupit të

Vijojnë kërkimet në lumin Osum për gjetjen e trupit të Ilir Kurti.

20 efektivë të Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 50 efektivë nga Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile dhe Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut, po vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e trupit të 42-vjeçarit në ujërat e lumit Osum, pranë kanioneve në Skrapar në një angazhim të koordinuar me Policinë e Shtetit dhe MZSH.

Me ndihmën e pajisjeve të specializuara, kërkimet po kryhen në të dy brigjet e lumit, nga kanionet deri në urën e Çorovodës.

Që prej mëngjesit të së shtunës në kanionet e Osumit nisën kërkimet për 42-vjecarin Ilir Kurti që dyshohet se u hodh në lumë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion